Në muajin korrik, Albert Stanaj arriti të futej në tregun amerikan me projektin e tij të parë, me të cilin erdhi shumë romantik.

Stanaj, i cili u bë i famshëm falë koverave të artistëve me famë botërore, në shkurt të 2016-ës firmosi bashkëpunimin me shtëpinë diskografike “Universal Media”, me të cilën publikoi edhe këngën e tij të parë me titull “Romantic”.

“Romantic” është bërë pjesë e “The Top List” këtë javë dhe menjëherë ka kryesuar klasifikimin, duke u pozicionuar në vendin e parë. Por duket se fansat kanë shijuar performancën e tij “live” për “Vevo”, pasi është kjo që e ka renditur këngëtarin në krye.

Për këtë jave kemi 6 projekte të reja muzikore, duke treguar kështu se ky vit po nis fuqishëm pavarësisht se këngët mbajnë si vit të publikimit 2016-ën.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është “Ajo” e Brunos, e cila u rikthye në klasifikim javën e kaluar. “Ajo” është ngjitur me 19 pozicione ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është bashkëpunimi i Getinjo dhe Nikka, “Njeri” me – 18 pozicione.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 55-ë e “The Top List”, Top Awards:
Stanaj – Romantic
2po2 ft. Unikkatil – Kryt Nalt
Kida ft. Xhensila – Uh Baby
Majk – Fund
Alban Skenderaj – Stoli I trendafilave
Janex ft. Dabo – Wannabe
Stanaj – Ain’t love strange
Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
Besa ft. Flori – 1 2 3
Kanita – Don’t let me go
Ledri Vula – A jena mire
Gjiko – Je shku
Era Istrefi – Bonbon
Getinjo ft. Kida – Ku je
Xuxi – Seven Days
Mozzik ft. Arta – Kom dasht
Majk – Kcen
Paradox – Back To her
Vlashent Sata – Erdhi dita
Duda ft. Overlord & Kola – Tipa T’ron
Bojken Lako – Sekret
Ghetto Geasy feat Majk – Ajo
Butrint Imeri – E jona
Edona Vatoci – Miremengjes
Xhensila – High Love
Gillespie – Aq me ben
Dhurata Dora – Vec ty
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Getinjo ft. Nikka – Njeri
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Bruno – Ajo
Young Zerka – Harem
Ledri Vula – Kings
Elvana gjata – Njesoj
Alban Skenderaj – Engjell
Alban Skenderaj – Duart lart
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
2po2 ft. Capital T – Kujt pi kallxon
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Mc Kresha & Lyrical Son feat Ledri Vula – Hip Hop
Tuna – Bermuda
Samanta – Si ai
Ardian Bujupi & Dalool – E embel
Ylli Limani – Pritem se po vi
Dhurata dora ft. Dj geek –Ayo
NRG Band – Mos ma le fajin
Dafina ft. Rinor – Bottles up
Sant & Marly – Ne Yo
Evi Reci – In My Room
Familia Ideale – Per pak drite

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . “Top Awards”, Stanaj merr kreun me këngën e re për “Vevo” “Top Awards”, Stanaj merr kreun me këngën e re për “Vevo” Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!