Që prej shfaqjes së parë publike së bashku në muajin nëntor, Christiano Ronaldo nuk vesh më paruke për të dalë me të dashurën e tij të re, brunen bukuroshe Georgina Rodriguez.

Çifti janë fotografuar teksa zbrisnin nga një avion privat tek një makinë, për të hyrë më tej në hotelin e tyre në Madeira. 31-vjeçari si gjithmonë është ndaluar nga fanset e shumta femra, të cilat kanë nxituar të dalin një foto apo t’i marrin një autograf futbollistit të tyre të preferuar.

Ndërkohë, e dashura e tij dukej mjaft e bukur me një look shumë natyral, e veshur me xhinse dhe xhup lëkure.

3 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Ronaldo ‘bombardohet’ nga fanset teksa del me të dashurën e re Ronaldo ‘bombardohet’ nga fanset teksa del me të dashurën e re Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!