Këngëtarja e famshme Rihanna i është përgjigjur urdhrit të presidentit Donald Trump për ndalimin e refugjatëve dhe emigrantëve nga vendet me shumicë myslimane, pasi sipas tij kjo është mënyrë më e mirë për parandalimin e hyrjes së terroristëve në SHBA.

Ky urdhër ka shkaktuar shumë bujë në SHBA, ku plot qytetarë kanë dalë që të protestojnë.

Rihanna është shprehur në lidhje me këtë urdhër: “I neveritur! Ky lajm është shkatërrues! Amerika është duke u shkatërruar para syve tanë! Çfarë derri amoral duhet të jesh që të zbatosh një urdhër të tillë”!

29 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Ndalimi i myslimanëve në SHBA, Rihanna ofendon Trump: Derr imoral Ndalimi i myslimanëve në SHBA, Rihanna ofendon Trump: Derr imoral Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!