Fotoja e parë e vitit 2017 vjen saktësisht 13 javë pas aventurës së keqe që e pa të përfshirë në Paris, kur sende me vlerë miliona euro iu rrëmbyen në shtëpi.

Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me një foto që e shfaq me Kanye West dhe dy fëmijët e tyre. “Family”, – shkruan në një postim diva e ‘showbiz’-it ndërkombëtar.

Kështu, Kim rikthehet pas 3 muajsh heshtjeje në rrjetet sociale në Instagram me një foto dhe një koment, që bën të heshtë të gjitha zërat që e shikonin në një krizë martesore me West deri në pikën për t’u divorcuar.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me “family” Kim Kardashian kthehet në rrjetet sociale me “family” Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!