Janet Jackson është bërë nënë në moshën 50-vjeçare. Publicisti i saj njoftoi ardhjen në jetë të djalit të këgëtares. Ai tha se nëna gëzon shëndet të mirë.

“Janet Jackson dhe bashkëshorti Uisam Al Mana kanë kënaqësinë t’i urojnë mirëseardhjen në këtë botë djalit të tyre Eissa Al Mana”, njoftoi përfaqësuesi i saj.

Jackson dhe biznesmeni nga Katari u martuan në vitin 2012, ndërsa më herët këtë vit, këngëtarja anuloi një turne, duke thënë se tani kishte ardhur koha për të krijuar familje.

4 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50-vjeçare Janet Jackson bëhet nënë në moshën 50-vjeçare Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!