Janet Jackson ka lindur fëmijën e parë të saj.
Këngëtarja e njohur së bashku me burrin e saj, Wissam Al Mana, kanë pritur foshnjën e tyre të martën.

Burime të afërta me çiftin kanë konfirmuar lajmin dhe kanë treguar se ata janë bërë prindër të një çuni të shëndoshë, transmeton ORAinfo.

Sipas të njëjtave informata emri i bebes është Eissa Al Mana.

Janet kishte bërë të ditur lajmin për shtatzëninë në muajin tetor dhe që nga atëherë fansat kanë shprehur shqetësimin e tyre rreth procesit të lindjes duke marrë parasysh moshën e këngëtares.

Por tani ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe ne presim postimin e parë të saj për t’i zyrtarizuar këto fjalë…

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Janet Jackson 50 vjeçe lind fëmijën e parë, ja gjinia e bebit Janet Jackson 50 vjeçe lind fëmijën e parë, ja gjinia e bebit Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!