Një javë pas betimit si president i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nuk mbylen polemikat ndaj Donald Trump dhe familjes së tij. Urdhri i tij ekzekutiv i fundjavës “Muslim Ban”, që nuk lejon refugjatët dhe qytetarët e ardhur nga shtatë vende islamike drejt SHBA-ve, ka ndezur popullin amerikan, i cili ka zbritur në shesh për të protestuar.

Ndërsa qytetet amerikane mbusheshin më manifestues dhe aeroportet përfunduan në kaos për rezidentët që nuk mund të shkelnin në SHBA, Ivanka Trump ka postuar një foto që e shfaq, të përsosur dhe shumë të bukur, së bashku me bashkëshortin Jared Kushner për të marrë një çmim. Dhe menjëherë nisën kritikat ndaj “First Daughter”, e akuzuar në rrjetet sociale për mungesë ndjeshmërie dhe tempizmi të gabuar. Por ka pasur edhe nga ata që nuk kanë qenë dakord për veshjen e saj, një Caroline Herrera ngjyrë argjendti prej më shumë se 5 mijë eurosh, që disa e kanë krahasuar me batanije për ngrohje nga ato që përdoren nga refugjatët.

Në fund, falë edhe pasqyrës, ja edhe imazhi i Ivanka Trump, që gjithnjë është deklaruar një “partizane” për barazinë mes dy gjinive, ku është e pamundur të mos vërehet dora e Jared, e vendosur dukshëm mbi të pasmet e gruas, duke treguar në një farë mënyre “pronën” e tij. Kështu, edhe feministet kanë mundur të thonë fjalën e tyre. Në këtë fundjavë polemikash ndaj Trump me shokë, të gjithë kritikët kanë pasur me çfarë të merren.

30 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Ivanka Trump dhe dora “e vdekur” e bashkëshortit Ivanka Trump dhe dora “e vdekur” e bashkëshortit Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!