Auto Draft

Ishte dhjetori festiv i Zone ngjarja që mblodhi yjet më të kërkuar të estradës. Por performancat e reperëve tanë në klubin më të madh të kryeqytetit krijuan rrëmujë në qytet, sepse interesimi i publikut të Prishtinës për t’i parë ata ‘live’ ishte jashtë çdo pritjeje.
Reperët më të përfolur të skenës; Geti, Ledri, MC Kresha, Lyrical Son dhe Majki me Onatin e mbrëmë edhe Flori Mumajesi arritën që pothuajse për çdo natë të mblidhnin me mijëra të rinj në Zone Club, për të festuar netët e fundvitit.

“Në ditët e fundit të dhjetorit ne e kemi nisur një seri të netëve me top artistët tanë, por interesimi i njerëzve ka qenë i jashtëzakonshëm, çka na ka shtyrë neve si menaxhment i Zone tu bëjmë thirrje njerëzve që të vijnë më herët dhe t’i zënë vendet e tyre, sepse pas një ore të caktuar ka qenë e pamundur t’i kemi të gjithë brenda” ka thënë Dekorim Sahiti, bashkë-pronar i ZoneClub.

Por është për tu habitur se sa të ‘uritur’ janë publiku i Prishtinës për performancat e reperëve tanë, edhe kur dihet se secili prej tyre është më i shikuar se tjetri me videoklipet e tyre në YouTube.

albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Cilët repera krijuan rrëmujë në Prishtinë? Cilët repera krijuan rrëmujë në Prishtinë? Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!