Besa vjen si princeshë e përrallave (Foto)

Këngëtarja Besa Kokëdhima e ka nisur mbarë Vitin e Ri 2017, kështu të paktën na tregon buzëqeshja e saj në fotografitë e reja.

Ajo ka realizuar një set të ri fotografik, ku kësaj here na shfaqet si një princeshë e përrallave në ambientet magjike me dëborë.

E veshur nga Valdrin Sahiti, dhe me fotografi të realizuara nga Arbnor Allaraj, Besa dukej sikur po incizonte filmin e saj më të ri për një nga përrallat e “Disney”.

Përndryshe, ajo këtë muaj do të publikojë baladën e saj më të re me titull “Kokëfortë”, gjersa do të jetë në panelin e jurisë në “The Voice of Albania 5”.

Besa vjen si princeshë e përrallave (Foto)
albania.eu.com Reviewed by albania.eu.com on . Besa vjen si princeshë e përrallave (Foto) Besa vjen si princeshë e përrallave (Foto) Rating: 5.0
Albania News Agency Online - Albania Portal me lajme shqip 2017!